Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vështirësitë e Trepçës janë të mëdha

Ahmet Tmava kreu i Trepçës në emisionin Interaktiv të KTV –së, ka folur për vështirësitë e këtj insitucioni, duke fajësuar për gjendjen komplekse statusin e pazgjidhur i tij, si dhe mos kompletimin e anëtarëve të bordit të AKP -së që, sipas tij, do të mund të ofronte një zgjidhje për të.

Duke folur se cili do të ishte statusi më i favorshëm për Trepçën, ai ka thëne se do të ishte partneriteti publiko – privat ai që do t’i konvenonte kësaj ndërmarrje, shkruan Telegrafi.

Tmava ka treguar se Trepça e ka të vështirë të mbijetojë nga puna, edhe pse sipas tij, këtë ajo e ka bërë që nga fillimi i punës, Ai tregoi se vjet në Trepçë u eksploruan rreth 200 mijë tonë xehe.

Duke folur për Trepçën në veri, ai tha se Trepça edhe në veri e edhe në jug administrohet nga AKP, ndërsa shtoi se nuk është drejtor i pjesë veriore të Trepçës.

Tmava përmendi kushtet e këqija të punëtorëve dhe nuk përjashtoi mundësinë që ata sërish t’ia nisin grevës.

Revista Monitor,  02.08.2015