Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekuestro 2.6 milionë euro ARMOs

Kompania më e madhe e naftës në Shqipëri “ARMO”, po përballet me dhjetëra borxhe financiare ku e fundit që kërkon nga kompania borxhin është një bankë. Kjo e fundit në 29 korrik të këtij viti ka siguruar një urdhër ekzekutimi nga gjykata e Tiranës, duke kërkuar nga kompania “ARMO”, të shlyejë një shumë financiare prej 356.603.184.61 lek.

Kjo pasi sipas kushteve te parashikuar ne kontratë janë përcaktuar edhe plani i shlyerjes së huasë, principialet dhe interesat.

​Debitori, siç del edhe nga korrespodenca midis kërkuesit dhe tij, nuk ka respektuar afatet e parashikuar në kontratë dhe si pasojë nuk ka shlyer vullnetarisht detyrimin dhe deri në datën 28.07.2015 ai ka mbetur pa shlyer një shume prej 356,603,184.61 lek, ndërkohë që shifra e marrjes së kredisë është 2 milion e 600 mijë euroAzerët e Heaney Assets Corporation pak nga pak po heqin dorë nga pronësia në uzinën e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, pavarësisht se, aktiviteti me ardhjen e tyre ishte trefishuar.

Borxhe 60 mln USD

Azerët nuk kanë mundur të përmirësojnë situatën e trashëguar të borxheve në kompani, ndaj të ndodhur nën sekuestron e organeve tatimore dhe kompanive të tjera ata mësohet se janë në negociata për shitjen e aksioneve tek një konsorcium shqiptaro-zviceran.

Shitjes së aksioneve i kanë paraprirë edhe ndryshimet në ekstraktin e QKR ku Administratori, Ervin Gjokutaj është zëvendësuar nga Cristophe François Bernard Darbord dhe Nazim Mustafajev nga këshilli i mbikëqyrjes është zëvendësuar me Jeton Ibrajn.

Burimet nga tregu pohojnë se blerësit e ri të ARMO-s trashëgojnë një mal me borxhe, të cilat i kalojnë të 60 milionë dollarët, pjesa më e madhe e të cilave janë ndaj doganave dhe tatimeve dhe një pjesë më e vogël ndaj furnitorëve të tregut. Borxhet tatimore, konfirmohen edhe nga burimet zyrtare të tatimeve, ku në janar të këtij viti ARMO është përfshirë në listën e tatimpaguesve të këqij ndaj të cilit do të nisë mbledhja e detyrimeve me forcë nëpërmjet sekuestrove.

Tatimet

Borxhet tatimore, konfirmohen edhe nga burimet zyrtare të tatimeve, ku në janar të këtij viti ARMO është përfshirë në listën e tatimpaguesve të këqij.

Nafta

Sipas të dhënave nga Ministria e Energjitikës, nga 60 mijë tonë që kishte përpunuar ARMO në vitin 2013, kjo sasi më 2014 arriti në 260 mijë tonë, ndërsa këtë vit pritet që nafta e përpunuar të arrijë në 600 mijë tonë.

Të ardhurat

Sipas të dhënave të raportuara në bilanc, të ardhurat e ARMO-s për vitin 2013 ishin 3.34 miliardë lekë (rreth 24 milionë euro), me një rënie prej 43% me bazë vjetore.

Humbjet

Humbjet e kompanisë ishin tepër të mëdha, duke arritur në total 48 miliardë lekë (apo 344 milionë euro), nga 12 miliardë lekë që kishin qenë në vitin 2012. Humbjet operative u dyfishuan nga 11 miliardë lekë në 23 miliardë lekë në 2013-n.

Shqiptarja.com  03.08.2015