Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB: Shqetësim çmimi i energjisë nga “Kosova e Re”

Banka Botërore ka identifikuar disa mangësi në projektin energjetik “Kosova e Re”. Vërejtjet nisin nga mënyra e tenderimit në dy faza, niveli i lartë i IRR-së e deri tek mënyra dhe koha e llogaritjes së IRR-së.

Këto vërejtje të tjera të bëra nga një ekip i Bankës Botërore, që ka qëndruar në Kosovë, kanë pasur si qëllim final frikën nga çmimi i lartë i energjisë elektrike që mund të dalë nga ky termocentral, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht siç janë duke ecur punët, ky institucion financiar beson se marrëveshja për ndërtimin e këtij termocentrali nuk është e përshtatshme për Kosovën, pasi qytetarët nuk do të mund t’i përballojnë çmimin e energjisë elektrike.

Një nga shqetësimet e Bankës Botërore që iu është prezantuar qeveritarëve ka qenë mungesa e informatave për koston finale të projektit. Ky institucion beson që kostoja finale mund të jetë shumë më e lartë sesa që mendohet aktualisht nga personat e përfshirë në projekt. Kjo kosto e lartë do të prodhojë çmim të papërballueshëm të energjisë elektrike që do të dalë nga “Kosova e Re”.

Revista Monitor,  31.07.2015