Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kreditorët në rradhë për tu likuiduar me Armon

Borxhet prej 270 milionë eurosh, që kompania ARMO u ka të tretëve, kanë vënë në radhë përmbaruesit për të sekuestruar aktivet, në bazë të kërkesës së kreditorëve. Në fillim të korrikut Shoqëria Përmbarimore “Hoti Bailiff Service”, ka kërkuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit vënien e masës së sekuestros konservative me qëllim pengimin e ndryshimit të statusit, shitjen ose tjetërsimin e aksioneve/kuotave dhe të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i tyre, e palës debitore, “A.R.M.O”, sha. Vlera e borxhit është afërisht 71 mijë euro, nga më të voglat në radhë për sekuestron e aktiveve të ARMO-s dhe i detyrohet një kreditori privat. Me herë në prill shoqëria përmbarimore ESPA ka kërkuar në QKR bllokimin e kuotave të ARMOS për një borxh 5 milionë eurosh.

Kompania e përpunimit të naftës ka ndër të tjera edhe 53 milionë euro detyrime tatimore dhe doganore të papaguara. Por, megjithëse një raport i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI) ka rekomanduar që organet tatimore të regjistrojnë barrë siguruese mbi asetet e ARMO-s – në mënyrë që të sigurojnë radhën e referimit, e cila në rast të falimentit do i ndihmojnë të vjelin detyrimet e papaguara përpara kreditorëve të tjerë-, shteti duket i vonuar në këtë drejtim, pasi ende nuk e ka kërkuar këtë ndryshe nga kreditorët private.

Raporti I MEI, i publikuar pak kohë më parë pohonte se gjiganti i përpunimit të naftës në vend, ARMO praktikisht ka falimentuar, por ligji që e klasifikon atë si sektor strategjik pengon procesin. Vlera totale e borxheve të naftës është 267 milionë USD, nga të cilat 209 milionë USD bankave, ndërsa 53 milionë USD është borxhi tatimor. ARMO rezulton me humbje 3 vjeçare. Referuar ligjit të QKR dhe procedurave tatimore, Si rregull Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet ti kërkojë gjykatës hapjen e procedurës së falimentit.

Revista Monitor, 16.07.2015