Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlerësimi i Oxford për TAP

Ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik është marrë në studim dhe nga një ndër Universitetet më prestigjoze në botë, ai i Oksfordit.

Sipas një studimi të kryer, mbi impaktin ekonomik që do të ketë në Shqipëri, ndërtimi i kësaj vepre, vlerësohet se, përveç investimit prej 1 miliard euro, vendi ynë do të përfitojë në një periudhë 50 vjeçare një kontribut shtesë prej 500 milionë euro në Prodhimin e Brendshëm Bruto në mënyrë direkte dhe 243 milionë euro të tjera nga efektet ndikuese në ekonomi në mënyrë indirekte.

Por më e rëndësishme sipas vlerësimit të raportit është ndikimi që do të ketë në ekonominë e vendit faza e ndërtimit dhe funksionimit të gazsjellësit. TAP pritet të përfundojë brenda vitit 2019, ndërsa impaktin më të madh pritet ta ketë brenda vitit 2017, me një kontribut në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë prej 57 milionë euro dhe hapjen e 4 mijë e 200 vendeve të punës në zonat ku do të shtrihet gazsjellësi.

Vetëm gjatë fazës së ndërtimit, impakti direkt në ekonominë e vendit vlerësohet të jetë në 157 milionë euro, duke reduktuar ndjeshëm vlerat e papunësisë për një vend si Shqipëria, me hapjen e 2900 vendeve të reja të punës në vit. Raporti vlerëson në mënyrë mjaft pozitive edhe impaktet indirekte të fazës së ndërtimit të kësaj vepre. Në katër vite, në mënyrë jo të drejt për drejtë do të gjenerohen rreth 110 milionë euro shtesë në ekonominë e vendit, që do të mbështesin hapjen e rreth 3100 vendeve të reja të punës.

Ndërsa si pasojë e rritjes së të ardhurave dhe zhvillimit ekonomik, vlerësohet edhe një vlerë prej 106 milionë euro të tjera në ekonominë e vendit si edhe gjallërimin e bizneseve të linjës me hapjen e 3900 vendeve të reja të punës në vit. Shifrat e mësipërme, përtej analizës gjeostrategjike, tregojnë se sa e rëndësishme është kjo vepër për një vend si Shqipëria.

Scan TV, 15.07.2015