Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KE konfirmon mbështetjen për KEK-un

Një delegacion i larte i Komisionit Evropian, i udhëhequr nga z. Jean-Eric Paquet, Drejtor per Ballkanin Perëndimor në DG NEAR vizitoi KEK-un.

Me ketë rast ai vizitoi zonen e ish Gasifikimit dhe  Azotikut, termocentralin “Kosova A” dhe termocentralin Kosova B. Gjate kësaj vizite, delegacioni u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj si dhe menaxhmenti i KEK-ut.

Gjukaj informoi delegacionin e Bashkimit Europian rreth proceseve neper te cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve dhe rezultateve te arritura operuese dhe mjedisore.

KEK-u ka trashëguar një situatë të vështirë sa i përket ambientit, për shkak të degradimeve të bëra nga e kaluara. Si ilustrim, ish Gazifikimi dhe Azotiku, ku zhvilloheshin procese komplekse teknologjike, ne vitin 1988 ndërpret punën, pa asnjë plan ndalese, rikuperimi apo de-komisionimi. Si pasoje për me tepër se 20 vite, stabilimentet e braktisura pa asnjë kontrolle,ne një zone me mbi 100 hektar kishte paraqitur rrezik permanent, duke pasur një sasi te madhe te materieve te rrezikshme.

“Përkundër sfidave te ndërlidhura me stabilizimin e prodhimit , një prej objektivave kryesore të korporatës tash e pese vite, ishte dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon.Në këtë rast, jemi dëshmitar të përfundimit të suksesshëm të investimeve të filluara tash e katër vite në mbrojtje të mjedisit, që kapin shumën prej mbi  50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake.” tha Gjukaj.

Ne këtë vije  është implementuar edhe projekti i financuar nga Banka Boterore dhe Mbreteria Holandeze për asgjësimin e mbi 20 mijë tonelatave të fenoleve dhe materialeve tjera te rrezikshme që gjendeshin ne ish Gasifikim dhe Azotik, zone ku KEK asnjëherë nuk ka operuar, me crast pjesa më e madhe e tyre janë asgjësuar, ndërsa pjesa tjetër janë transportuar jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm në vendet e BE-së.Me tej, delegacioni u njoftua edhe në lidhje me investimet tjera në projektet ambientale te finalizuar vitin e kaluar siç është ndërrimi i elektro-filtrave të njësive të Termocentralit “Kosova A”, transporti hidraulik i hirit dhe rehabilitimi kodrave te hirit. Te gjitha keto projekte  u realizuan me mjetet vetanake të KEK-ut dhe donacionet e Mbretersie Holandeze dhe Bankes Boterore.

Gjate vizites ne Termocentralin Kosova A, delegacioni u informua edhe rreth përfundimit me sukses te remonteve pas avarise se vitit te kaluar, me c’rast ky termocentral tashme eshte duke prodhuar sipas planit.

Ne kete vije, z Gjukaj falënderoi Bashkimin Europian për përkrahje te vazhdueshme te dhene gjate viteve te kaluara e cila po vazhdon edhe me tej.

Paquet theksoi vlerësimin e BE-së për punën e bërë në të kaluarën nga KEK-u, e sidomos për shkak të kushteve të vështira në të cilat funksionon.

Jean-Eric Paquet u fokusua në mënyrë të veçantë në rëndësinë e përmirësimit të standardeve mjedisore në sektorin e energjisë dhe siguroi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në arritjen e këtij synimi.

“BE-ja ka qenë gjithmonë mbështetëse e sektorit të energjisë së Kosovë. Përderisa të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurimit të energjisë së sigurt, nuk duhet asnjëherë të harrojmë rëndësinë e njejtë për respektim të ambientit.

“Së shpejti, procesi i dekomisionimit të njësive jo-gjeneruese të Kosovës A duhet të filloi. Ne do të mbështesim gjithashtu një studim fizibiliteti për rehabilitimin e Kosovës B në harmoni me normat më strikte të BE-së, dhe për ndërtimin e një deponije për materiet e rrezikshme.”

“Si gjithmonë, BE-ja mbetet e përkushtuar në mbështetje të masave për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërsëritshme të energjisë përmes fondeve tona IPA 2014-2020”, tha z. Paquet.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  10.07.2015