Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Masterplani i gazit, hap i rëndësishëm

Është mbajtur takimi i radhës midis përfaqësuesve të Western Balcan Investment Framework (WBIF) dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë lidhur me fillimin në përgatitjen e studimit të Master Planit të Gazit për Shqipërinë dhe Planit të Identifikimit të Projekteve. Në takim ishin përfaqësues të MEI-it, ERE-s, Albpetrol, EBRD, EITI, TAP AG, SHELL, Petromanas, SOCAR, Bankers Petroleum, Trans Atlantic Albania. l.t.d.

Hartimi i Master Planit të Gazit për Shqipërinë nga Konsorciumi COWI-IPF, projekt ky i cili është në përputhje me synimet strategjike të Shqipërisë në sektorin e energjisë, është vlerësuar si një hap tepër i rëndësishëm drejt krijimit të një dokumenti unik, gjithëpërfshirës në sektorin e gazit. Do të shërbejë si bazë për programimin e hapave të mëtejshëm në ngritjen dhe zhvillimin e sektorit të gazit natyror, diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe forcimin e sektorit energjetik në tërësi. Përgatitja e dokumentit të Planit të Identifikimit të Projekteve do të shërbejë si një dokument planifikimi me një listë prioritare projektesh për investime në sektorin e gazit, me qëllim që t’i bëhet e mundur qeverisë Shqiptare të tërheqë burime të tjera financiare për të mundësuar zbatimin e këtyre projekteve.

Në këtë takim u shqyrtuan çështje të cilat duhet të merren në konsideratë gjatë përgatitjes se këtij projekti, duke trajtuar me një rëndësi të veçantë burime potenciale të gazit në Shqipëri, duke përfshirë eksplorimet e brendshme, gazin i cili do të mundësohet nga Gazsjellësat TAP, IAP,  si dhe mundësitë potenciale të depozitimeve potenciale nëntokësore te gazit, mundësinë e përfshirjes së ndërtimit të terminaleve të Gazit Natyror të Lëngëzuar. Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e lidhjes se gazsjellësve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjithashtu edhe vlerësimin e lidhjes së gazsjellësit me Shqipërinë dhe Kosovën.

Studimi i Master Planit të Gazit (GMP) dhe i Planit të Identifikimit të Projekteve (PIP), janë planifikuar të përfundojnë në muajin tetor 2016. Nga ana e konsulentit, është realizuar një programim i punimeve në lidhje me dorëzimin e drafteve të dokumenteve pranë MEI si dhe Stakeholder Group, afateve të dhënies së komenteve dhe opinioneve nga përfaqësuesit e përmendur si më sipër, si dhe koha e finalizimit të këtyre studimeve, të cilat u prezantuan në këtë takim.

energjia.al  08.07.2015