Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

GPI: Në Shqipëri shtrenjtohet nafta

Shqipëria u ngjit në vendin e 139 për çmimin më të lartë të naftës në renditjen globale prej 172 vendesh nga agjencia ndërkombëtare e rankimit të çmimeve të naftës, Global Petrol Price, pas shtrenjtimit të naftës në vend javën e kaluar (Lexo: Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 184-185 lekë/litër)
Një javë më parë Shqipëria renditej në vendin e 130, por në fundjavë çmimi i naftës shkoi me 185-186 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, duke e renditur sërish Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në rang global.

Një litër naftës naftë Shqipëri kushton me 1.46 dollarë, nga 140 USD që ishte para një jave. Çmimin më të lirë të naftës në botë e ka Venezuela me 0.02 USD për litër, ndërsa çmimin më të lartë e Norvegjia me 2.01 dollarë për litër.

Rritja e fundjavës është katërta radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta referencë europiane e mbylli të premten duke u rreth 61 dollarë për fuçi, larg niveleve rekord prej 120 dollarë për fuçi, që arriti në janar 2014.

Në tregun e brendshëm, një dollar u këmbye të premten me 126 USD, sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, duke qenë larg niveleve rekord prej rreth 133 lekë, që arriti në mars të këtij viti.
Herën e fundit, që u rrit çmimi i naftës në vend (në fillim të majit 2015), nafta evropiane kuotohej në bursa me 65-66 usd/fuçi dhe dollari në rreth 127 lekë.

Revista Monitor, 07.07.2015