Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot në Shqipëri

Rënia drastike e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të sotëm është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës me shumicë. Gjatë sesionit të sotëm nafta me shumicë shitet me 153.33 lek për litër, që shënon edhe një rënie me 1.74% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, veç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore e cila sot regjistrohet në 92.9 lek për litër.

Scan TV, 06.07.2015