Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri inspekton punimet për nënstacionin e ri

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar nisjen e punës për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në afërsi të qytetit të Çorovodës. Gjiknuri u shpreh se, nënstacionin do të jetë një nyje e rëndësishme e rrjetit energjetik.

“Ligjshmëria në sektorin e energjisë elektrike, pagesat e faturave nga popullata, do tu kthehen në investime për të rritur cilësinë e furnizimit, për të ulur humbjet dhe vjedhjet. Sektori energjetik po i kthen mbrapsht vendit atë që i takon. Deri dje ka qenë sektori që konsumonte më shumë para nga Buxheti i Shtetit, sektori me humbjet më të mëdha dhe që kërcënonte më së shumti stabilitetin financiar. Tashmë, sektori energjetik po kthehet në kontribuues dhe këtë po e thonë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore që insistojnë se reforma në energjetikë është në drejtimin e duhur dhe duhet të vazhdojë”, u shpreh Gjiknuri.

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela sqaroi se investimin që do të kryhet në nënstacionin e ri do të rregullojë nivelin e tensionit por njëkohësisht do të bëhet e mundur të rritet edhe aksesi i të gjithë prodhuesve të energjisë elektrike, pasi aksesi sot këtu është i kufizuar.

Ndërkaq, nënstacioni i ri i OSHEE-së do të shoqërohet me ndërtimin prej OST-së të linjës 110 kilovolt nga Uznova në Çorovodë me vlerë 450 milionë lekë të reja.

Marrë së bashku, ndërtimi i nënstacionit të ri nga OSHEE dhe linjës Uznovë-Çorovodë nga OST-ja e çojnë investimin total në vlerën e 700 milion lekësh të reja. Niveli total i humbjeve në rrjet në këtë zonë arrin në 33%, prej të cilave 14.38% janë teknike ndërsa pjesa tjetër jo teknike. Pas kryerjes së investimit parashikohet që humbjet teknike të zbresin në nivelin 7%. Investimi për nënstacionin e ri prek 10 mijë abonentë dhe do të përfundojë janarin e vitit 2016.

Shqiptarja.com  05.07.2015