Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompesimi i energjisë nuk hiqet nga pensioni

Ata pensionistë të cilët nuk kanë dorëzuar në kohë dokumentat dhe për pasojë kanë “humbur” kompesimin e energjisë elektrike prej 648 lekë, kjo vlerë nuk do tu hiqet nga pensioni. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore kompesimi i energjisë nuk lidhet me pensionin, por është një ardhur shtesë që vjen pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kw.

Gjithashtu ISSH sqaron se pensioni që merr çdo i moshuar është i paprekshëm dhe një pjesë e pensionistëve që nuk kanë sjellë dokumentat e kërkuara, nuk mund të marrin kompesimin 648 lekë, pasi afati i dorëzimit ka mbaruar. “Një pjesë të pensionistëve ju është pezulluar kompensimi i energjisë elektrike prej 648 lekësh pasi nuk kanë sjelle dokumentacionin e kërkuar si kontratën e energjisë, faturën e paguar ose kopje të librezes së dritave që vërteton pagesën, si dhe deklaratën e percaktuar.

Shqiptarja.com  02.07.2015