Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien ritmet e rritjes së arkëtimeve të energjisë

Ritmet e rritjes se arkëtimeve të energjisë janë ulur disi gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Energjetikës, nga 71 për qind që kanë qenë ritmet e rritjes së arkëtimeve të energjisë në tremujorin e parë të vitit 2015, në muajt prill dhe maj ritmet e rritjes së arkëtimeve ranë në 30%.

Në muajin janar 2015 u mblodhen 2.3 miliardë lekë më shumë se, në janar 2014, në muajin shkurt 3,6 miliardë lekë më shumë, në mars 2.3 miliardë lekë më tepër nga arkëtimet e faturave të energjisë se nw mars 2014, ndërsa në muajt prill dhe maj u grumbulluan vetëm 1.2 miliardë lekëme tepër për sejcilin muaj në krahasim me vjet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Energjisë në fund të pesë mujorit të parë të 2015 u grumbulluan 55 për qind ose mbi 10 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e faturimeve në këtë masë ka çliruar buxhetin e shtetit nga subvensionet për energjinë këtë vit. Minisioni i fundit i FMN në konfrencën e dy ditëve më parë dha vlerësime për ecurinë e reformës në energjitikë.

Revista Monitor,  02.07.2015