Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Abuzimi me cilësinë, bllokohen dhe gjobiten karburantet

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bllokuar 11 pika karburanti për muajin maj. Ndaj të gjitha këtyre karburantëve është lëshuar një urdhër bllokimi, pasi janë gjetur me mungesë dokumentacioni, tregues i lartë i përmbatjtes së squfurit dhe tregues i lartë i pikës së flakërimit.

Në listën e publikuar nga ISHTI, bie në sy edhe bllokimi që i është bërë një karburanti të kompanisë Bolv-Oil, në Grizë të qytetit të Patosit, pasi ka patur treguesin e lartë të pikës së flakërimit, konkretisht 35.5 & 43.5, duke shkelur kështu Ligji 8450 Dt. 24.02.1999, neni 35, për tregtimin e naftës. Përveç 11 karburanteve që janë bllokuar, ISHTI ka vendosur gjobë nga 150 mijë deri në 4 milionë lekë (të reja) për 21 karburante të tjerë.

Shqiptarja.com  02.07.2015