Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avioni diellor

Një avion zviceran me energji diellore po bën një provë tjetër për të kryer udhëtimin rreth botës prej 35 mijë kilometrash pa një pikë të vetme karburanti.

Avioni i quajtur Solar Impulse 2 u ngrit sot në mëngjes nga Nagoya e Japonisë pas një ndalese të paparashikuar që zgjati një muaj. Avioni pilotohet nga zvicerani Andre Borschberg, njëri prej konstruktorëve të tij, për të kaluar Paqësorin – që do të ishte faza më e gjatë e udhëtimit. Nëse kushtet e motit mbi oqeanin Paqësor nuk do të jenë të mira, avioni do të detyrohet të kthehet.

Por pas një farë kohe, avioni nuk do të ketë më mundësi të kthehet në Japoni dhe do të detyrohet ta vazhdojë fluturimin mbi Paqësor. Fluturimi deri në Havaji është me rreziqe, sepse në rrast rreziku avioni nuk ka se ku të ulet.

Avioni nuk ishte planifikuar të ndalonte në Japoni, por u ul atje në fillim të qershorit për shkak të motit të keq. Ai po udhëtonte nga Nankini i Kinës për në Havaji.

Zëri i Amerikës, 30.06.2015