Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP fillon punë më 3 korrik

Trans Adriatic Pipeline, në kuadër të nisjes së rehabilitimit të rrugëve dhe nisjes së punimeve të para për të realizuar nisjen e ndërtimit të tubacioneve kryesore të gazit, organizohet me datë 3 korrik ceremonia e inagurimit të këtyre punimeve.

Ky inagurim vjen pas disa hapash, fillimisht me ftesën për kompanitë e interesuara të para kualifikohen për ndërtimin e Terminalit Pritës të Gazsjellësit (PRT) muajin e shkuar, si dhe miratimin e instalimit të tubacionit tokësor në Itali, firmosur nga qeveria italiane.

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) përzgjodhi më herët në vendin tonë një sipërmarrje të përbashkët formuar si konsorcium nga Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri. Ky vendim përmbyll procesin e para-kualifikimit të TAP (nisur në prill të vitit 2014), i ndjekur nga vlerësimet e ofertave nga kompanitë e shortlist-uara të cilat përmbushën kriteret rigoroze të para-kualifikimit.

Ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është një hap vendimtar në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit, i parashikuar për të filluar në vitin 2016, por se pas tre ditësh në Çorovodë do të bëhet inagurimi i fillimit të punimeve, ku pritet të marrë pjesë kryeministri Rama, si dhe ministri i MEI Gjiknuri. Prerja e shitit të kuq të nisjes së punimeve nga kryeministri Rama dhe Shkëlqim Bozgo, Menaxheri për TAP në Shqipëri pritet të jetë nisma që do të vijojë rrugëtimi i këtij projekti, nga i cili Shqipëria, Greqia dhe Italia janë përfitueset e para.

Projekti i Trans Adriatic Pipeline, i njohur ndryshe me TAP, është më i madhi i projektuar, për të transportuar gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore.

TAP do të jetë 10 miliardë metra kub në vit, duke pritur të zgjerohet në 20 miliardë metra kub në vit. Gjatësia totale e tubacionit është rreth 870 kilometra.

Revista Monitor,  01.07.2015