Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Autoriteti i Konkurrencës po monitoron karburantet

Çmimi i ndryshueshëm i hidrokarbureve vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm duke ndikuar direct në xhepat e konsumatorëve. Në një intervistë për A1Report drejtoresha e Autoritetit të Konkurencës Lindita Lati shprehet se importimi i hidrokarbureve në sasi të vogla për shkak të kapaciteteve përballuese të vendit tonë është një nga faktorët që ndikon në çmimin e ndryshueshëm të naftës në tregun e pakicës.

“Autoriteti Konkurrencës po monitoron ngushtësisht këtë treg edhe në vijim të komisionit të konkurrencës me mbylljen e hetimit në këtë treg pasi është shumë e rëndësishme për ne që të shohim në mënyrë sistematike sjelljen e firmave për këtë treg kuptohet që ne vëmë re një ndryshim të stukturës së importeve e cila tregon që kemi një dinamikë pra dinamika e çmimeve është shoqëruar edhe me dinamikën e strukturës së tregut”, – tha Lati.

Po ashtu ajo thotë se edhe cilësia është një factor ndikues në tregtimin e hidrokarbureve.

Sipas drejtoreshës së autoritetit të Jonkurencës është e nevojshme që të ndërmerren disa politika ekzakte për përcaktimin e çmimit të hidrokarbureve në vend dhe për rregullimin e këtij tregu

“Cilësia e hidrokarbureve absolutisht është një formë e konkurrencës së pandershme dhe kjo dëmton lojtarët korrektë dhe lojtarët që kujdesen për konsumatorin”, – tha Lati.

Shqiptarja.com 30.06.2015