Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Siguria nga TAP e përfitimet nga gazi

Bashkimi i Sindikatave Energjetike Europiane është duke zhvilluar një mbledhje dy ditore në Bruksel.

Pjesë e diskutimeve është siguria energjetike dhe diversifikimi i këtyre burimeve që rrjedhin nga gazsjellësi Trans-Adriatik. Në një kohë kur energjia është pika kyçe e ekonomisë globale dhe kur shtetet europiane janë më të varur nga ky faktor, zgjidhja e ofruar nga gazsjellësi Trans-Adriatik, ul ndjeshëm varësinë e furnizimit nga Rusia.

Hide thotë se përfitimet janë të mëdha edhe për ekonominë e një vendi si Shqipëria, si përsa i përket marrëdhënieve me vendet e BE-së, ashtu edhe zhvillimin e ekonomisë vendase. Gazsjellësi Trans-Adriatik do të transportojë gaz nga fushat e Shah Deniz II në Azerbajxhan.

Vepra transportuese e gazit që në total është 870 kilometra e gjatë do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe do të kalojë përmes Shqipërisë para se të përfundojë në bregdetin italian. Pritet që gazsjellësi TAP të përfundojë brenda vitit 2020.

Scan TV,  26.06.2015