Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmime më të ulëta energjie

Rritja e prodhimit të energjisë nga hidrocentralet private ka sjellë kosto më të ulëta për buxhetin e shtetit.

Hedhja e kësaj sasie në sistemin shqiptar, jo vetëm që ka rritur furnizimin me energji, por ka sjellë edhe një rritje të të ardhurave dhe ulje të varësisë nga importi. Eksperti i energjisë, Vasil Gjika, thotë se, prodhimi këtë vit nga hidrocentralet e vendit do të jetë sa 20% e totalit, ndërsa vitin e kaluar kjo vlerë arriti në 15%.

Energjia e prodhuar nga hidrocentralet private gjatë vitit 2014 arriti në rreth 1 teravator, ndërsa këtë vit pritet të jetë më e lartë. Qeveria shqiptare blen energjinë e prodhuar nga hidrocentralet private me 7.6 lekë për çdo kilovator të prodhuar, ndërsa çmimi i energjisë së importuar arrin mesatarisht në 11 lekë për kilovator.

Rritja e prodhimit vendas ndikon ndjeshëm në çmimin e tregtuar në vend, por edhe në përfitimet direkte të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, pasi në periudha piku arrihet të eksportohet një sasi e konsiderueshme energjie.

Scan TV,  26.06.2015