Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pritet privatizimi i pjesës së mbetur të Armos

Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të nxjerrë në shitje deri në fund të vitit rreth 85 objekte shtetërore.

Drejtori i Privatizimit në këtë dikaster, Zamir Stefani, u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se ka përfunduar dokumentacioni i paketës së parë prej 45 objekte.

Nga ana tjetër, po këtë vit Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nisur procedurat edhe për privatizimin e shoqërisë “INSIG”, kompani sigurimesh ku qeveria zotëron 100% të aksioneve. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në 2016-ën do të privatizohet dhe pjesa e mbetur e aksioneve të kompanive “Albtelecom” dhe “Armo”.

Scan TV, 25.06.2015