Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IT Oil shitet tek EBC Oil

Shoqëria I.S.C. Petroleum Company (emri tregtar IT OIL International), që tregton karburante me shumicë është shitur kohët e fundit tek një tjetër operator. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit transaksioni është kryer në mes të majit dhe blerësi është E.B.C. OIL Company, një kompani e krijuar në vitin 2011 dhe në pronësi 100% të Elton Balliut.

IT Oil International është krijuar në vitin 2011, sipas ekstraktit të QKR-së, në pronësi 100% të Irgen Selfos, dhe mori në 2013-n, aktivitetin e Taçi Oil International, pasi aksionerët e kësaj të fundit, në një marrëveshjeje shitjeje të kompanisë tjetër në pronësi të tyre, A.R.M.O, në gusht 2013, u ndaluan të merreshin me aktivitetin e tregtimit të karburanteve.

Siipas bilancit të publikuar nga I.S.C. Petroleum Company, xhiro e saj ishte 14 milionë euro në vitin 2013, me një disafishim të aktivitetit, në krahasim me gati 1 milionë euro që ishte qarkullimi i saj vjetor në 2012, para se të merrte rrjetin e shitjes së Taçi Oil.
Kompania sipas burimeve të saj zyrtare kishte 132 pika, me rrjetin më të madh të tregtimit të pakicës në vend.

I.S.C. Petroleum Company ishte hasur me problem vitin e fundit dhe pjesa më e madhe e pikave të saj të tregtimit (që administrohen nga Kuarta shpk, kompania e tregtimit me pakicë në pronësi pot ë Irgen Selfo) i kanë kaluar tashme Gega Oil. Kuarta ka hequr në QKR adresat për një numër të madh pikash tregtimi me pakicë muajt e fundit.

Kompania kishte problem dhe me tatimorët, që I kishin bllokuar aktivitetin, porn ë 1 maj është dorëzuar në QKR shkresa nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tatimpaguesit e Medhenj, per lirimin nga barra siguruese mbi titujt e pronesise, te shoqerise “I.S.C PETROLEUM COMPANY”, me NUIS (NIPT) L11328006E, pasi subjekti ka lidhur marreveshje per pagese me keste per detyrimet tatimore.

Blerësi E.B.C. OIL Company kishte një qarkullim vjetor prej rreth 440 mijë euro në 2013, sipas bilancit të saj.

Scan Tv, 25.06.2015