Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, mungesa e një ligji aktual

Qeveria do të krijojë një fond të posaçëm për kërkime dhe rritje investimesh në fushën e energjive të rinovueshme me miratimin e projektligjit “Për energjitë e rinovueshme”.

Burime nga ministria e Energjisë, thonë për TV SCAN se, ky fond do të caktojë tarifa fikse për blerjen e energjisë nga subjektet që operojnë në vendin tonë. Përsa i përket eksportit, fondi parashikon dhënien e incentivave dhe të një certifikate origjine që tregon se energjia është prodhuar në Shqipëri nga burime të rinovueshme. Me anë të kësaj certifikate, subjektet do të mund të shesin në tregjet ndërkombëtare.

Përfitimet përllogariten të jenë të larta si për investitorët privatë, të cilët do të shesin energjinë e prodhuar bazuar në çmimet e bursës europiane, ashtu edhe për qeverinë shqiptare, e cila do të vjelë taksat mbi koncesionet e lëshuara dhe energjinë e transmetuar në rrjet. Vlera e fondit për mbështetjen e një subjekti privat të vetëm, që mund të ketë në pronësi disa hidrocentrale, arrin deri në 2 milionë euro.

Burime nga ministria konfirmojnë gjithashtu se, deri tani janë zhvilluar tre takime me palët e interesit, ndërkohë që, ligji pritet të përfundojë brenda këtij viti para se të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë për miratim. Në vendin tonë, aktualisht operojnë 93 hidrocentrale private, ku vetëm në vitin e kaluar prodhuan energji elektrike sa 15 % e nevojave të vendit, apo rreth një teravator. Ndërkohë, që ende nuk është vënë në punë TEC-i i Vlorës dhe tre hidrocentralet në basenin e lumit Devoll.

Scan TV, 25.06.2015