Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca vulos marrëveshjen KESH-OSHEE

Autoriteti i Konkurencës ka lënë në fuqi marrëveshjen e KESH –OSHE për shitjen e tepricave të energjisë nga KESH në favor të OSHE për mbulimin e humbjeve.
Burimet zyrtare të Autoritetit njoftuan se, marrëveshja u more në shqyrtim nga AK pas ankesave që kishin ardhur nga shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike, të cilët pretendonin se marrëveshja dypalëshe e lidhur ndërmjet KESH dhe OSHEE, kufizon konkurrencën dhe pjesëmarrjen në tregtimin e energjisë elektrike të kompanive të licencuara nga ERE.

Autoriteti i Konkurrencës, pas marrjes së ankesës së shoqatës AAES, i është drejtuar KESH, OSHEE dhe për dijeni Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në lidhje me marrëveshjen e lidhur ndërmjet KESH dhe OSHEE, ku i bën me dije nëse kjo marrëveshje i plotëson kushtet për përjashtim referuar ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
KESH dhe OSHEE, në datën 6 shkurt të vitit 2015, kanë nënshkruar një marrëveshje “Marrëveshja për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESH dhe OSHEE, për tepricat e energjisë elektrike përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha, me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015”.

Marrëveshja ka si objekt shit-blerjen/furnizimin e tepricave të energjisë elektrike, për mbulimin e pjesshëm ose të plotë të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha, sipas përkufizimeve të dhëna në Modelin Shqiptar te Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullat e Shitjes së Energjisë Elektrike dhe Rregulloren e Shkarkimit të Plotave dhe atë të Sigurisë së Digave.

Marrëveshja pavarësisht se përfshin periudhën kohore që i korrespondon vitit 2015, në fakt është një marrëveshje e cila mund të jetë efektive vetëm për një periudhë të shkurtër të këtij viti, për faktin se ajo është e kushtëzuar me shitjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes vetëm në situatën e tepricave të energjisë elektrike, përfshirë dhe ato në kushtet e prurjeve të mëdha, kur KESH sh.a-së do ti duhet të shmangë derdhjen e ujit pa prodhim të energjisë elektrike.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet KESH dhe OSHEE përcakton procedurat dhe modalitetet e komunikimit dhe përcaktimit të kërkesës nga ana e OSHEE për KESH për energji elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përpara fillimit nga ana e saj të procedurës së marrjes së ofertave nga ana e tregtarëve.

Bazuar në Modelin Shqiptar të Tregut të Energjisë Elektrike dhe në Deklaratën Rregullatore1 blerja e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve, kryhet nga OSHEE. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është i vetmi operator, me pozicion monopol natyror, në dy segmente të tregut të energjisë elektrike. Ai vepron i vetëm në segmentin e tregut të shpërndarjes dhe në segmentin e furnizimit me pakicë të publikut. Për shkak të humbjeve teknike dhe jo teknike të rrjetit të shpërndarjes, dhe për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, është vetëm OSHEE operatori që kryen blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Pra në këtë segment tregu OSHEE vepron i vetëm. Si rrjedhim, tregu është inelastik dhe i pazëvendësueshëm nga ana e kërkesës. Për sa i përket zëvëndësueshmërisë nga ana e ofertës, në këtë treg janë të licencuar 66 operatorë për tregtim të energjisë elektrike. Pra, tregu nga ana e ofertës mund të jetë elastik, por realisht nga të dhënat që disponohen lidhur me këtë treg, operatorë pjesëmarrës aktivë në procedurat e prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga ana e OSHEE janë vetëm 5 ose 6 operatorë.

Operatori KESH SH.A është shoqëri aksionere dhe vepron si një shoqëri e vetme, që në përbërje ka dy segmente tregu të energjisë elektrike përkatësisht operatorin KESH GEN dhe operatorin Furnizuesi Publik me Shumicë. KESH sh.a ka pozicion monopol natyror në dy segmente tregu në tregun e prodhimit/gjenerimit të energjisë elektrike dhe në tregun e furnizimit publik me shumicë. KESH Gen është operatori publik i cili është i licencuar për prodhimin e energjisë elektrike. KESH Gen është prodhuesi publik i energjisë elektrike me zotërim të 100% të aksioneve nga shteti.

Autoriteti i Konkurencës arsyetoi se arsyet e përjashtimit nga ndalimi janë :

1) Marrëveshja kontribuon në sigurinë kombëtare dhe problemet sociale që lindin në rastet e shkarkimeve dhe përmbytjet në zonat përkatëse.
2) Marrëveshja kontribuon në shfrytëzimin maksimal dhe optimizimin e prodhimit dhe të shitjes së energjisë elektrike nga KESH sh.a., si shoqëria përgjegjëse dhe administruese e Kaskadës së Lumit Drin dhe HEC- eve prodhuese të saj, në kushtet e tepricave apo prurjeve të mëdha, raste emergjencash, kur edhe shitja në tregun e eksportit është e pamundur si rrjedhojë e kapaciteteve të limituara të interkoneksionit .
3) Marrëveshja siguron ulje të kostove për konsumatorët tarifore, pasi garanton furnizimin pjesërisht të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes nga energjia elektrike e prodhuar nga KESH sh.a. në kushtet e tepricës dhe prurjeve të mëdha, pasi ka plotësuar kërkesën e OSHEE, me çmim më të ulet sesa çmimi i importit të energjisë elektrike, bazuar në evidencat dhe të dhënat historike që disponojmë.
4) Sjell përfitime esenciale për konsumatorët tariforë, duke patur parasysh që kostot e sigurimit nëpërmjet blerjes, se energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përfshihen në tarifat e furnizimit me pakicë për konsumatorët tarifore.
5) Pra, kjo marrëveshje është në përfitim të interesit publik dhe eficences së tregut, në rastin e prurjeve të mëdha.
6) 6) Marrëveshja do të aplikohet deri në fund të vitit 2015, në rastet e prurjeve të mëdha.

Revista Monitor,  24.06.2015