Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët kinezë, interes për energjitikën

Kompanitë kineze shfaqin interes për investime në sektorin energjetik në Shqipëri.

Gjatë intervistës në TV SCAN, anëtari i Bordit të Dhomës Kineze të Tregtisë, Vasil Gjika, ka thënë se, kompani ndër më presigjozet në sektorin e prodhimit të energjisë kanë shfaqur interes për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Një vepër, që sipas studimit të fizibilitetit, ka një kosto ndërtimi prej 650 milionë dollarë dhe kapacitet gjenerimi prej të paktën 250 megavat. Investitorët kinezë janë të pranishëm në vendin tonë, duke përfunduar projekte të mëdha infrastrukturore, si ndërtimi i rrugës së Arbrit. Gjithashtu, investitorët kinezë kanë shprehur interes edhe për investime në sistemin hekurudhor dhe portual.

Scan TV,  23.06.2015