Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet numri i kërkesave për HEC-e

Interesi i sektorit privat për hidrocentralet vendore është rritur edhe gjatë vitit 2014. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, 64 subjekte paraqitën aplikime të ndryshme në aktivitetet e sektorit të energjisë elektrike, nga 57 që ishin gjatë vitit 2013. Për 42 aplikime për licencim, Bordi i Komisionerëve vendosi miratimin, ndërsa 22 aplikime të tjera janë në proces. Vitin e kaluar, prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet vendore private arriti në 19.45% të prodhimit të përgjithshëm neto vendas. Nga 98 HEC-e private që prodhuan energji elektrike, 93 prej tyre kishin kontrata shitje me KESH, të tjerët punuan si prodhues i shkëputur nga prodhimi publik, ose prodhuan energji për nevojat e veta dhe tregtim. Që prej vitit 2008, prodhimi i energjisë elektrike të prodhuar nga HEC-et vendore ka ardhur në rritje të përvitshme, më të spikatur nga viti 2013, kur ato e rritën 2.5 herë më shumë prodhimin nga 2012-ta.

Gazeta Shqip,  21.06.2015