Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Digjet lokali për shkak të energjisë elektrike

Policia e Kosovës përmes raportit ka bërë të ditur se në qytetin e Obiliqit ka ndodhur një zjarr në një lokal ushqimor me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës mashkull K/Sh dyshohet se, shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike.

Vlera e dëmit nuk dihet. Pritet që në vend ngjarje të dalin edhe ekspertët i zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  18.06.2015