Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sulmuan zyrtarët e KEDS, arrestohen

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë pasiqë që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë të KEDS-it, të cilët po bënin  shkyçjen nga rrjeti elektrik për shkak të borxhit të papaguar. Njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes ka ekspozuar një armë.

Sipas raportit të policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur poashtu se me urdhër të gjyqtarit të procedurës  paraprake është  bastisur  zyra, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 45 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 12 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Gazeta Zëri,  29.05.2015