Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpiket kapsula ekologjike me energji solare

Nëse jeni lodhur nga tramvaji, apo qëndrimi në zyrë, mund të shlodheni në këtë kapsulë ekologjike solare të ndërtuar nga një kompani sllovake “Nice Architects” Kjo shtëpi e lëvizshme përdor vetëm energjinë diellore nga ku mund të qëndroni një vit pa harxhuar energjinë elektrike. Kapsulën madje mund ta merrni me vete në pushime, në mal, buzë detit por jo në shpellë sepse aty nuk mund të hyjë drita e diellit. Kjo shtëpizë ka një kolektor të ujërave të shiut dhe një sistem perfekt ajrimi. Në brendësi ka një aneks kuzhine me ujë të rrjedhshëm, një tualet, një dush, një shtrat, dhe një hapësirë të punës. Arkitektët thonë se kjo kapsulë, rreth 4.5 metra e gjatë dhe 2.4 metra e gjerë, mund të jetë e përshtatshme për dy persona.

Shtëpia-vezë mund të transportohet lehtësisht me rimorkio. Arkitektët sllovakë e kanë zbuluar prototipin në festivalin e pionierëve në Vjenë më 28 maj ndërsa pritet që kjo shtëpizë ekologjike të dalë në shitje në gjysmën e parë të 2016.

Kompania thotë se çmimi do të dalë më vonë këtë vit, edhe pse ka tashmë një kosto të madhe të anijeve. Dërgimi i kapsulës nga Sllovakia në Nju Jork, do të kushtojë rreth 2,200 euro dhe kapsulë vetë ka gjasa të shitet për dhjetëra mijëra dollarë.

BalkanWeb, 29.05.2015