Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrohje me energji elektrike dhe gaz

Përdorimi i energjisë elektrike si mjet kryesor ngrohje vendos në krye të listët kryeqytetasit për përdorimin e saj me 32.58%.

Më pas në renditje vjen Vlora me 22.29% dhe Gjirokastra me 20.33%. Rrethet që karakterizohen nga klima më e ftohtë si Korça, Dibra e Kukësi duket se zgjidhjen e kanë gjetur tek ngrohja me dru. Korça renditet e para përsa i përket përdorimit të ngrohjes me dru me 96.35% e ndjekur nga Dibra me 95.46% dhe më pas Kukësi me 93.57%. Këto të tre rrethe karakterizohen edhe nga fakti i përdorimit më të pakët të energjisë elektrike, respektivisht, Dibra me 0.79%, Korça me 0.99% dhe Kukësi me 4.07%.

Një përdorim të ngrohjes me dru por më të vogël në përqindje e ka Tirana me 30.89% dhe Vlora me 35.96%. Duke ju referuar të dhënave të përpunuara nga Instat për përdorimin e energjisë apo të drurit se mjete kryesore për ngrohje arrijmë edhe në rezultatin se cilat janë rrethet që abuzojnë më shumë me përdorimin e energjisë elektrike, ku listën e kryeson Tirana.

Një tjetër risi për shqiptarët si mjet ngrohje është edhe gazi i cili vitet e fundit ka filluar të përdoret në disa rrethe të vendit siç është Durrësi me 36.34 %, Tirana me 28.98%,Vlora me 25.02%, Fieri me 23.44%. Ndërsa rrethet që duket se kanë përdorimin më të pakët të gazit si mjet ngrohje janë Kukësi me 1.28%, Korça me 1.68 dhe Dibra me 3.11%. Rrethe këto më të ftohta që duket se do të vazhdojnë për shumë kohë të jenë besnikë të ngrohjes me dru.

Gazifikimi i Shqipërisë mes projektit të TAP pritet që të rrisë edhe përdorimin e gazit në zonat ku do të kalojë që përfshin 38 Komuna dhe tre bashki. Kështu shtrirja e tij do të bëjë të mundur që shumë qytetarë të përfitojnë nga ngrohja me gaz kjo pasi të paisen edhe banesat e tyre me sistemin përkatës për të realizuar këtë ngrohje.

Scan TV,  29.05.2015