Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vuçiç: Reduktojmë varësinë nga gazi rus

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar vartësinë nga gazi rus, duke shtuar një gazsjellës të mbështetur nga Amerika, i cili do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani.

Në një intervistë për “Associated Press”, Vuçiç ka thënë se “sa i takon sigurisë së energjisë, ne jemi të gatshëm të diversifikojmë burimin e gazit për Serbinë, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë”.

Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar vazhdimisht vendet e Ballkanit të avancojnë me gazsjellësat alternativë dhe të mos mbështeten tek projekti që parashikon kalimin e gazsjellësit rus përmes Turqisë.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se e ka përdorur gazin si mjet për të rritur influencën politike ndaj vendeve si Serbia. Mbështetja ndaj projektit amerikan përbën një lëvizje të fortë politike për Serbinë, që është një aleat tradicional i Rusisë.

Top Channel,  28.09.2015