Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia merr kthesën, bilance pozitive

Nga faktori më i madh i rrezikut për financat publik,e sektori i energjisë elektrike është kthyer në ndihmësin kryesor për stabilitetin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetit të shtetit të paktën për katër muajt e parë.

Efekti pozitiv neto i sektorit është plot 1.4 miliardë lekë për janar-prill. Burimet konfidenciale të Monitor bënë të ditur se, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paguar tatimin mbi fitimin për periudhën në fjalë në një vlerë prej 600 milionë, lekë duke kontribuar kështu në rritjen e të ardhurave nga tatimi fitimi më rreth 30 për qind.

Nga ana tjetër buxheti nga krahu i shpenzimeve kurseu rreth 800 milionë lekë si shpenzime të llogaritura për të subvencionuar blerjen e energjisë. Mirëpo reshjet e mbara dhe miradministrimi i grumbullimit të faturave nga OSHE ka bërë që kjo shumë të kursehet. Situacioni i katërmujorit të parë tregon se, efekti pozitiv që ka dhenë sektori i energjisë në buxhet është plot 10 milionë euro.

Në 5 vitet e fundit energjia elektrike ka qenë rreziku kryesor për stabilitetin e treguesve makroekonomike në vend madje më shumë se, efektet e krizës ekonomike.

Pas vitit 2009, mbështetja buxhetore për energjinë ka qenë e lartë. Më 2011 dhe 2012, buxheti kreditoi me fonde të drejtpërdrejta importin e energjisë, për shkak të emergjencës që lindi nga mungesa e prodhimit vendas. Kjo shënoi një precedent të paaplikuar më parë, i cili mori kritika edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Por barra erdhi gjithnjë e më shumë.

Mbështetja indirekte për sektorin e energjisë vijoi të jetë gjithnjë e më e lartë. Kjo përfshin kredi të garantuara ndaj KESH për importet e energjisë elektrike, si dhe borxhin e institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore. Nevoja për kredi me kushte tregtare nga KESH u rrit në mënyrë drastike në fund të vitit 2012, kur CEZ ndaloi importimin e energjisë për të mbuluar humbjet e shpërndarjes. Kjo mbështetje shkoi në rreth 30 miliardë lekë në fund të 2014.

Revista Monitor,  28.05.2015