Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pajisjet që harxhojnë energji pa e kuptuar

Një studim i publikuar këto ditë në “Washington Post” mbi energjinë elektrike që përdoret gjatë natës tregon se më shumë se 12 për qind e energjisë elektrike mujore shpenzohet pa e kuptuar. Studimi në fakt u bë në disa apartamente amerikane dhe saktësisht gjatë një intervali kohor rreth orës 03.00 deri në orën 04.00.
“E nëse mendoni se gjatë kësaj kohe ashtu sikurse ju edhe pajisjet elektrike nuk harxhojnë energji e keni gabim. Ato vetëm sa pushojnë, por për aq kohë sa ato janë ende në prizë, vazhdojnë të konsumojnë energji elektrike”, shkruan “Washington Post” për këtë çështje.

Një nga këto pajisje që punon pa reshtur, por që në fakt askush nga ne nuk mund ta pushojë së punuari është frigoriferi. Sipas të përditshmes prestigjioze, ama ka disa mënyra për të shpenzuar më pak energji elektrike. Studimi në fakt është realizuar dhe projektuar nga Alan Meier, një ekspert i energjisë që harxhohet nga pajisjet teknologjike në Lawrence Berkeley National Laboratory, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, shumë prej pajisjeve që ne i fikim dhe shkojmë të flemë në fakt janë ende në punë. “Për aq kohë sa ato janë në prizë, janë gati për të kryer funksionin e tyre. Dhe nuk quhen të fikura, pra nuk është se nuk harxhojnë energji, por harxhojnë më pak se sa kur janë ndezur. Mjafton një dritë e kuqe për të treguar se televizori juaj është në prizë edhe pse i fikur dhe ai harxhon energji elektrike. Ai është thjeshtë duke pushuar”, sqaron më tej eksperti Alan Meier.

Wireless edhe në gjumë

Një nga pajisjet e tjera që punon pareshtur në shumicat e banesave është edhe modemi apo pajisja e wirelles. E për çfarë na duhet interneti kur ne jemi në gjumë? Nuk na duhet, por ai qëndron gjithnjë hapur. Celularët marrin valë, përcjellin informacione që më së miri mund t’i marrim edhe duke e vënë në prizë pajisjen mëngjesin e së nesërmes por, të gjitha këto ndodhin dhe ndodhin kur ne jemi duke fjetur, por edhe kur ne nuk jemi në shtëpi.

Java, 27.05.2015