Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kurum ka 750 mln lekë energji pa paguar

Kompania turke e çelikut KURUM, e cila vepron në zonën e Metalurgjikut të Elbasanit ka një borxh të madh ndaj KESH, për sa i takon faturave të papaguara prej saj të energjisë elektrike.

Mësohet se, ky detyrim është në vlerën e 750 milionë lekëve të vjetra.

Për këtë arsye, KESH e ka paditur kompaninë turke, që vepron prej shumë vitesh në vendin tonë dhe ka kërkuar sekuestron e saj.

Pak kohë më parë KURUM-it iu pezullua aktiviteti për shkak të abuzimeve me ndotjen, edhe pse mediat raportuan se kompania vazhdoi të punonte, pa i marrë shumë parasysh urdhrat e autoriteteve.

Gazeta Shekulli, 27.05.2015