Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon punimet forumi për rregullimin e energjisë

Sot në Stamboll fillon punimet forumi i gjashtë Global për Rregullimin e Energjisë, një aktivitet i organizuar nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK).

Forumi i gjashtë Botëror për Rregullimin e Energjisë (Sixth World Forum on Energy Regulation- WFER), do të fillojë sot në Stamboll dhe do të përfundojë më 28 maj.

Agjencia turke e lajmeve AA do të jetë sponsor i këtij evenimenti që mbahet në Stamboll për katër ditë me radhë.

Forumi do të organizohet nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK-EMRA). Bëhet e ditur se fokusi kryesor i këtij forumi do të jetë rregullimi i tregut të energjisë.

Gjithashtu organizatorët bëjnë të ditur se forumi ka për qëllim të zhvillojë një qasje të përbashkët për rregullimin e tregut të energjisë, duke mbledhur së bashku drejtuesit e institucioneve rregullatore dhe përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe përfaqësuesit e vendeve në zhvillim.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 25.05.2015