Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Basha: Bashkëpunojmë nëse ulet energjia

Nga Lezha ku ishte në një takim në komunën Shënkoll lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë sinjale bashkëpunimi me mazhorancën.

Kryedemokrati ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Basha i cili ishte së bashku me kandidatin e opozitës ndërkohë gjatë bashkëbisedimit me banorët nuk kurseu akuzat karshi qeverisë Rama.

Lideri demokrat përfitoi nga rasti të njihej edhe me problemet e banoreve të kësaj zone ku kërkoi mbështetje për kandidatin Fran Frrokaj.

Shqiptarja.com  25.05.2015