Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, 8 të arrestuar

Operacioni i përbashkët mes grupeve të Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes, për të evidentuar dhe vënë më pas përpara drejtësisë, të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për t’i ndërprerë këto lidhje të paligjshme, ka vijuar edhe përgjatë javës së fundit.

Siç raporton Policia e Shtetit, në të gjithë vendin kanë vepruar 60 grupe të përbashkëta dhe janë kontrolluar 4105 raste në terren ndaj abonentëve biznes dhe familjarë dhe, si rezultat i kontrolleve, janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë me 14 autorë, prej të cilëve 8 janë arrestuar në flagrancë, të gjithë pronarë biznesesh, 4 janë shpallur në kërkim, ndërsa ndiqen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Gjatë javës, siç bëhet e ditur nga raporti, janë ndërprerë 1989 lidhje të abonentëve debitorë, gjatë kontrolleve në 64 kabina elektrike në mbarë vendin. Ashtu si çdo javë, Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja shprehen të vendosura ta çojnë deri në fund punën e nisur, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Top Channel,  24.05.2015