Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Katër shtete mbështesin gazsjellësin anti-Putin

Rumania ka vendosur të mbështesë një gazësjellës të ri i projektuar të lidhë Evropën Qendrore dhe Juglindore për arsye se përmirësimi i infrastrukturës së furnizimit me energji të rajonit do të rrisë sigurinë rajonal të energjisë.

Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët mbështetjeje për ndërtimin e një tubacioni të ri prej 1274 km të gjatë, i cili kalon përmes të katër këtyre shteteve.

Të katër vendet po përpiqen të reduktojnë varësin e tyre nga energjia ruse, kryesisht duke ndryshuar rrugët e furnizimit me gaz.

Sipas raporteve të mediave, gazësjellësi i ri do te quhet “Eastring”. Ai është projektuar të ketë një kapacitet prej 20 miliard metra kub në vit gjatë fazës së parë dhe 40 miliard metra kub në fazën përfundimtare.

Sipas propozimit, “Eastring” do të transportojë gaz nga kufiri sllovako-ukrainas në kufirin bullgaro-turk. Ai mund të lidhet gjithashtu me një qendër të mundshme gazi në Turqi, duke bërë të mundur furnizimin me krahë të kundërt nga pellgu i Kaspikut.

Afati optimist për ndërtimin e fazës së parë të tubacionit të gazsjellësit është viti 2018.

Bullgaria planifikon ta përfundojë ndërtimin e një interkonektori gazi me Rumaninë fqinje në fund të vitit 2015.

Ka nisur procedura e tenderit për ndërtimin e pjesës nën ujë të të interkonektorit dhe pritet që brenda dy javësh të zgjidhet një kontraktor.

I gjithë gazësjellësi, i përllogaritur të kushtojë 24 milion euro, do të ketë një kapacitet maksimal projektimit prej 1.5 miliardë metra kub gaz në vit.

Rumania prodhon rreth 11 miliardë metra kub gaz në vit, duke mbuluar rreth 75 për qind të nevojave të saj vjetore. Pjesën tjetër ajo e importon nga Rusia.

Bullgaria e importon nga Rusia rreth 90 për qind të gazit natyror që i duhet nëpërmjet një tubacioni që kalon në Ukraina, Moldavia dhe Rumania.

Konflikti në Ukrainë me separatistët pro-rusë të mbështetur nga Moska ka theksuar rrezikun e varësisë nga tubacionet që kalojnë përmes vendit.

Reporter.al  25.05.2015