Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukës, ish-turizmi në flakë prej shkëndijës elektrike

Ditën e sotme u përfshi nga flakët godina e ish-hotel turizmit në qendër të qytetit të Kukësit.

Zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme materiale, por jo në njerëz.

Zjarrfikëset e mbërritura në vendngjarje kanë nisur punën për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit.

Godina e ish turizmit prej vitesh është braktisur pasi pronarët e tokës janë në konflikt me njëri-tjetrin.

Gazeta Dita,  22.05.2015