Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP nis ndërtimin vitin tjetër

Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik Federica Guidi ka nënshkruar urdhrin që autorizon nisjen e punës për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Në këtë mënyrë, ndërtimi i tubacionit do të fillojë 16 maj 2016 dhe duhet të përfundojë deri më 31 dhjetor 2020. Urdhëri miraton projektin dhe vendos marrjen e masave për krijimin infrastrukturës së nevojshmë në funksion të tij, duke përfshirë edhe një zgjidhje për çështjen e tjetërsimit të tokës. Ja 8 pyetjet që sqarojnë se se çfarë sjell TAP-i për vendin tonë.

Çfarë është projekti TAP?
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një nga projektet infrastrukturore energjetike më me rëndësi në Evropë, i cili parashikon një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës.

TAP-i as lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Pasi të ndërtohet, TAP-i do të ofrojë rrugën e transportit më të drejtpërdrejtë, më logjike dhe më me efikasitet kostoje, duke hapur kështu Korridorin Jugor të Gazit, një sistem 4000 km i gjatë me vlera gazifikimi që shtrihet nga Deti Kaspik e deri në Evropë.

Ku do të shtrihet?
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në afërsi të Kipoit në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.

Seksioni detar i gazsjellësit do të nisë në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit, dhe do të kalojë nëpër Detin Adriatik për t’u lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e Jugut. TAP do të jetë rreth 870 km. i gjatë (Greqi rreth 550 km; Shqipëri 211 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km). Pika më e lartë do të jetë 1800 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa pika më e ulët do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave në Adriatik.

Cila do të jetë gjurma në territorin shqiptar?
Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 210 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare. Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, si dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub (bcm). Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.

Si do veprohet me pronarët e truallit?

Në Shqipëri po kryhet një Census dhe Inventar Asetesh (CAI) për të konfirmuar saktësisht se ç’pjesë do të ndikohet nga TAP-i për çdo pronar apo çdo përdorues toke. Kjo do të përfshijë identifikimin e të mbjellave dhe ndërtesave që do të ndikohen nga projekti. Të gjithë pronarët dhe përdoruesit e tokave, mundësisht të ndikuar dhe që janë identifikuar gjatë fazës së mëparshme të projektit, takohen personalisht nga kontraktorët e TAP-it.

Ata do të kryejnë një inventar dhe inspektim të parcelave të tokës, përfshirë strukturat dhe të mbjellat aktuale në to. Çdo ekip anketimi përbëhet nga të paktën dy anketues, njëri me arsim në shkencat shoqërore dhe tjetri agronom. Ky i fundit ka përvojën e duhur për të vlerësuar pemët dhe të mbjellat që janë në ngastrat e anketuara të tokës. Bazuar në informacionin e mbledhur gjatë anketimit, TAP-i do të përllogarisë një vlerë të përshtatshme kompensimi dhe do t’ua paraqesë atë personave të ndikuar. Më pas, pronarët dhe përdoruesit e tokës janë të ftuar të nënshkruajnë marrëveshjen për aksesin në tokë me TAP-in.

Kur do blihet trualli dhe kur do kompensohet?

TAP-i do ta blejë tokën nga pronarët vetëm nëse ngastra ndodhet në një territor ku është planifikuar të ndërtohen stacionet kompresorë, stacionet e valvulave të bllokimit ose instalime të tjera në sipërfaqe. Pjesa tjetër e tokës e kërkuar nga TAP-i, ose do të merret në përdorim ose do të merret me servitud. TAP-i do të marrë me qira tokën për kohëzgjatjen e ndërtimit. Toka do t’iu kthehet pronarëve në gjendjen e saj të mëparshme.

Ky lloj aksesi i përkohshëm për tokën që do të nevojitet për disa mjedise të përkohshme, si sheshet e magazinimit të tubave dhe sheshet e ndërtimit. Toka që do të merret me qira ose në përdorim nga TAP-i, për rreth dy vjet do t’iu rikthehet pronarëve në kushte tërësisht të rehabilituara. Ata do të kenë mundësi të kultivojnë në të më tej pa asnjë lloj kufizimi.

Cili është impakti ekonomik i TAP në tre shtetet?
Greqia, Shqipëria dhe Italia do të përfitojnë ndjeshëm në një nivel strategjik nga prania e TAP-it në vendet e tyre, duke gëzuar një status të përforcuar në hartën energjetike evropiane si rrugë kalimi rajonale dhe nyje energjetike. Studimet e pavarura të kryera në Greqi, Shqipëri dhe Itali sugjerojnë se TAP-i do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në zhvillimin ekonomik të secilit vend, veçanërisht gjatë fazës së ndërtimit.

Çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria
Një aspekt tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe kthimi i Shqipërisë në një aktor të rëndësishëm energjetike në rajon, ndërkohë po kaq me përparësi shihet edhe shfrytëzimi i gazit në ekonominë e vendit, duke folur madje edhe për gazifikim të Shqipërisë.

TAP-i do të zhvillojë infrastrukturën energjetike shqiptare dhe do të afrojë investime të huaja madhore në vend. Me një shumë të përllogaritur që i kalon një miliard Eurot, TAP-i pritet të jetë investimi i huaj direkt më i madh në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të gjenerojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore. “TAP-i ka marrë mbështetje të fuqishme nga Qeveria e Shqipërisë dhe është përcaktuar si ‘Projekt i Rëndësisë Kombëtare’” theksohet në faqen zyrtare të TAP.

Do të kemi “gazifikim” të Shqipërisë?
Përveç shtytjes për të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme pasi të bëhet operativ, TAP-i mund të mbështesë gjithashtu Shqipërinë në përmbushjen e nevojave të veta energjetike në të ardhmen duke zhvilluar një treg të brendshëm energjetik. TAP-i po mbështet zhvillimin e tregut të brendshëm të gazit natyror në Shqipëri dhe tashmë po ndihmon me hartimin e Master Planit Kombëtar për Gazin.

Përveç shtytjes për të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme pasi të bëhet operativ, TAP-i mund të mbështesë gjithashtu Shqipërinë në përmbushjen e nevojave të veta energjetike në të ardhmen duke zhvilluar një treg të brendshëm energjetik. TAP-i po mbështet zhvillimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri dhe tashmë po ndihmon me hartimin e Master Planit Kombëtar për Gazin.

Përfitimet që do të sjellë TAP-i përfshijnë Kontribut të drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) përmes tatimeve. Po ashtu, punësim të drejtpërdrejtë edhe jo gjatë ndërtimit dhe veprimi si dhe prokurim të mirash dhe shërbimesh përmes furnitorëve të pranueshëm.

Shqiptarja.com  21.05.2015