Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Premtim i mbajtur për Dumnicën

Dumnica ka trafo të re. Ky investim vjen disa ditë pasi KEDS paralajmëroi se Podujeva do të jetë në mesin e komunave ku do të investohet më së shumti sivjet

Dumnica është pasuruar me një trafo të re këto ditë. Përmirësimi i energjisë elektrike brenda strandardeve për Dumnicën vjen pas premtimit për investimin e 1.2 milionë eurove vetëm në Podujevë të bërë nga Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit në KEDS, Mehmet Koç, gjatë një takimi me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun.
“Podujeva bën pjesë në mesin e komunave ku do të investohet më së shumti në rregullimin e rrjetit elektrik. Në këtë komunë gjatë këtij viti kemi planifikuar të investojmë rreth 1.2 milionë euro në rregullimin e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja”, thotë Koç.

Tashmë, një pjesë e atij premtimi është mbajtur. Pjesa tjetër shihet se po plotësohet. Qindra shtylla të reja shtrihen në hyrje të pjesës lindore të qytetit. “Po investojmë në të gjithë vendin. Natyrisht, përparësi kanë vendbanimet me rënie të tensionit dhe aty ku rrjeti që e kemi trashëguar është në gjendje jo të mirë”, thotë Koç.

Investimet po i gëzojnë tej mase edhe banorët e Podujevës. “Ne s’kemi pasur rrymë dhe nuk mund ta lëshonim asnjë pajisje. Tash kemi. Pritëm 40 vjet, por falë KEDS-it ajo erdhi. E falënderoj nga zemra kompaninë”, thotë Ibrahim Uka, banor i Dumnicës. “Fshatit nuk ka mundur t’i ndodhë diçka më e mirë”, konstaton ai. Njësoj shprehet edhe Hysen Hasani. “Të gjitha i bëja me gaz. Tash s’kam nevojë më”, thotë Hasani.

Trafos i janë gazuar edhe fëmijët, të cilët kërkojnë të bëjnë edhe foto pranë saj, teksa shkojnë në shkollë. Ky investim ka sjellë stabilitet për qindra familje. Kjo, pasi me lëshimin e saj në punë janë liruar nga ngarkesat edhe dy trafot tjera të fshatit.

Kjo është pjesë e investimeve që po bën KEDS-i për përmirësimin e shërbimeve. Vetëm gjatë javëve të fundit dhjetëra projekte kanë përfunduar anekënd Kosovës dhe përfitues direkt janë mijëra konsumatorë.

energjia.al  22.05.2015