Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tiranë, thyhet zyra e OSHEE

Një zyrë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një zyrë të OSHEE në rrugën ‘Ismail Qemali’, në kryeqytet, ku brenda zyrave janë grabitur disa kompjuterë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që ende nuk ka të arrestuar lidhur me grabitjen.

Gazeta Shqip, 20.05.2015