Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia 2015, vjedhjet ulen 47%

Humbjet në shpërndarjen e energjisë elektrike, të cilat janë parashikuar të arrijnë në 8 % në vitin 2020 sipas parashikimeve të Ministrisë së Energjisë do të rëndojnë më shumë në eliminimin e humbjeve joteknike “vjedhjeve” të energjisë dhe më pak në humbjet teknike nga rrjeti.

Këtë vit është planifikuar që niveli i humbjeve gjithsej të jetë 31.8%, ku humbjet teknike do të zënë 21.04 % të totalit dhe humbjet joteknike (vjedhjet) do të zënë 10.7 për qind të totalit duke u ulur me 10 për qind në krahasim me një vit më parë.

Planifikimet thonë se, humbjet teknike do të rriten me 23% dhe humbjet jo teknike do të ulen me -47%.

Në një kohë që vjedhjet pritet të përgjysmohen këtë vit, humbjet nga amortizimi i rrjetit pritet të avancojnë edhe më tej në krahasim me vitin 2014, duke arritur në 20.6 për qind nga 17% për qind që u raportuan vitin e shkuar.

Ministria e Energjetikës ka pohuar sistemi i shpërndarjes së energjisë është mjaft i amortizuar, në shumicën e linjave më shumë se 40 vjeçar.

Që pas privatizimit tek cekët e CEZ, investimet në rrjet dhe në nënstacionet e shpërndarjes kanë qenë thuajse zero. Për pasojë humbjet teknike për shkak të amortizimit të rrjetit do të jenë të larta edhe në vitet në vijim.

Ministria e Energjetikës ka miratuar tashmë një program investimesh me ndihmën e Bankës Botërore që në total kap shifrën e 275 milionë dollarëve deri në 2018, kryesisht për pjesën operative dhe të shpërndarjes, dhe programi e objektivi i qeverisë është që të investohen në të gjithë sistemin, pra gjenerim, transmetim dhe shpërndarje rreth 450 milionë dollarë deri në 2020.

Revista Monitor, 19.05.2015