Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkencëtarët zbulojnë metalin që prodhon energji

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë zbuluar një gjendje të re të materies në një element që duket se është një përzierje e metaleve magnetikë dhe përçues të energjisë elektrike.

Kjo gjendje e re e materies do t’i lejojë shkencëtarët të kuptojmë përse disa elementë kanë potencial që të bëhen konduktivë në temperaturat -135 – -243 gradë celsius.

Super konduktiviteti u lejon elementëve që të përcjellin energji elektrike pa rezistencë, çka do të thotë se temperatura e tyre nuk rritet dhe ata nuk shpërbëhen.

Kjo mund të sjellë një revolucion më mënyrën se si në prodhojmë energji elektrike. Metali në fjalë është i ngarkuar me energji dhe ka veti magnetike. Nëse atij i injektohet rubidium në molekula, këto të fundit ndryshojnë distancat nga njëra-tjetra dhe rritin forcat tërheqëse mes tyre.

Ndryshimi i forcave bën që të prodhohet energji, por jo nxehtësi. Kjo i jep një tipar superkonduktiv metalit në fjalë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 16.05.2015