Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE forcon mbikqyrjen e gazit rus

Komisioni Evropian do të paraqesë vitin e ardhshëm një propozim për të rritur mbikëqyrjen e kontratave të gazit natyror me Rusinë dhe furnizues të tjerë të jashtëm, referoi shefi i bashkimit të energjisë Maroš Sefcovic.

Një projektligj, i cili pritet të sigurojë nëse marrëveshjet e gazit mes qeverive janë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, do të pasojë miratimin në mars për masën nga 28 vendet e bllokut, sipas Sefcovic

“Ne do të shohim se cila do të jetë mënyra më efikase për ta bërë dicka të tillë, ‘tha ai në një intervistë më 7 maj në Bruksel. ‘Ne mund të propozojmë përfaqësuesit e Komisionit Evropian në ekipet negociuese, ne mund të propozojmë konsultime të ngushta ndërsa vijon zhvillimi i negociatave të tilla apo mund edhe të mendojmë se do të kemi një lloj klauzolestandarde për të siguruar se marrëveshjet janë në pajtueshmëri me rregullat e BE-së .

Kriza në Ukrainë theksoi nevojën që Europa të ‘shtrëngojë’ lidhjet e energjisë ndërmjet shteteve anëtare dhe të reduktojë varësinë e saj nga Rusia, e cila furnizon 27 për qind të gazit natyror të bllokut. Për të siguruar që marrëveshjet ndërqeveritare me Rusinë nuk e shkelin ligjin e BE-së, rregullatori duhet ekzaminojë përmbajtjen e tyre gjatë negociatave dhe jo vetëm pak përpara miratimit të marrëveshjeve, sipas Sefcovic.

Revista Monitor, 14.05.2015