Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, Athina: Të përfshihen kompanitë greke

Athina ka vënë një tjetër kusht për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Ministri grek i riorganizimit produktiv, Panajotis Lafazanis ka kërkuar që kompanitë grek të marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit.

Ministri grek i ka dërguar një letër presidentit të TAP, John Attrill, ku theksohet se është e domosdoshme që kompanitë greke të kenë peshën kryesore për ndërtimin e gazsjellësit në territorin grek. Ministri thekson se nuk duhet të bëhet asnjë dallim ndaj kompanive greke, pasi në të kundërt do të merren masa.

“Ndërsa pjesa më e madhe e gazsjellësit do të realizohet në terren grek, e konsiderojmë si të mirëqenë se do të preferoni të përzgjidhni kryesisht kompani greke, si për ndërtimin e gazsjellësit dhe të veprave dytësore, gjithashtu dhe për furnizimin e materialeve që nevojiten.”, thekson në letrën e tij Lafazanis.

“Ne nuk kërkojmë të shkelet legjislacioni përkatës, por mendojmë ekzistojnë mënyra, mjete dhe metoda, që mundësojnë pjesëmarrjen e kompanive greke që janë të besueshme, kanë ekspertizën dhe pajisjet e duhura, që të marrin pjesë ndërtimin e veprës.”, vijon më tej letra e ministrit grek.

Shqiptarja.com