Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjedh fenoli në KEK

Drejtoria e Ambientit në Obiliq ka njoftuar se gjatë inspektimit të ditës së hënë, në një zonë jo aktive të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka vërejtur rrjedhje të një materie kimike e njohur si ujëra fenolik.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Arben Berisha, rrjedhjet e këtyre kimikateve paraqesin rrezik për qytetaret e Obiliqit, ndërsa shtoi se për këtë gjetje ka informuar edhe Ministrinë e Ambientit.
Berisha e quajti si të papërgjegjshëm menaxhmentin e KEK-ut për të menaxhuar më mirë në mbrojtjen e ambientit.
Ndërsa, drejtori i Shërbimit të Korporatës Energjetike, Edmond Nulleshi i tha Klan Kosovës se në atë zonë në të cilën janë evidentuar pikjet e ujërave fenolike korporata ka reaguar duke e sanuar rrjedhën brenda pak orësh.

Ky i fundit tha se zona në të cilën ka ndodhur rrjedhja nuk është pjesë e operimit të KEK-ut pasi sipas tij ajo zonë që nga viti 1988 është jo funksionale dhe deri tek situata të tilla vie për shkak te vjetërsisë së tubave që mbajnë këto kimikate.

Telegrafi, 05.05.2015