Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndiqen penalisht 9 subjekte hidrokarbure

Në kuadër të një operacioni për kontrollin e hidrokarbureve janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe janë arrestuar 4 pronarë të këtyre subjekteve të tregtimit të karburanteve, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka bërë të ditur se në sajë të këtij operacioni janë kontrolluar gjithsej 17 subjekte në kryeqytet, në Durrës, Fier dhe Lezhë. Ndërsa 9 subjektet janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash.

Mësohet se në sajë të këtij operacioni tatimet kanë bllokuar 3 aktivitete tregtimi karburantesh.

Policia njofton se operacioni për hidrokarburet do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Top Channel, 06.05.2015