Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marinzë, kompania e shpimit, e papërgatitur

Prokuroria e Fierit, e cila ka administruar ekspertimet e kryera nga institucionet kompetente në fshatin Marinzë, ka bërë të ditura të mërkurën disa prej konkluzioneve.

Kështu, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vlera e dioksidit të squfurit (SO2) e tejkalon në masën 56.1% normën e OBSH-së. Edhe dioksidi i nitrogjenit (NO2) tejkalon normën e OBSH-së, në masën 49 %.

Në ekspertimin e saj, Ministria e Shëndetësisë raporton se uji i ujësjellësit të fshatit Marinzë nuk mund të përdoret më si ujë i pijshëm. Ai mund të përdoret vetëm si ujë komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit sipas standardeve në fuqi.

Nga ana tjetër, edhe uji i puseve familjare gjithashtu është jashtë standardit dhe rekomandohet të mos përdoret.

Top Channel,  06.05.2015