Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marinzë, banorët përsëri në protestë

Pas shisheve më qumësht banorët e Marinzës, kane vendosur bagëtitë e tyre para zyrave të kompanisë kanadeze të naftës “Bankers Petroleum”.

Kjo për t’i treguar kompanisë se dëmi i saj në blegtori është kolosal dhe së qumështi i këtyre bagëtive është i pakonsumueshëm.

Banorët pohojnë së prej kohësh qumështi i bagëtive të tyre nuk gjen më treg shitjeje, e duke marrë shkas nga kjo në fshat kanë zbarkuar edhe inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit të cilët kanë marrë mostra.

Protestat e banorëve të Marinzës nuk janë ndalur që pas dëmeve të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe banesat e tyre që shkaktuan shpërthimet më 1 Prill në puset ku Bankers punon për nxjerrjen e naftës.

Shqiptarja.com 05.05.2015