Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komuniteti i Energjisë mbështet ligjin për energjinë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të ligjit të ri për Energjinë Elektrike, në përputhje me Paketën e Tretë Rregullatore. Ligji konsolidon reformat e marra deri më tani në këtë sektor, të cilat ishin neglizhuar në të shkuarën. Mes vendeve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria është shteti i dytë që transpozon kërkesat e Paketës së Tretë Rregullatore për sektorin energjitik.

Dirk Buschle, Zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, mirëpriti miratimin e ligjit dhe deklaroi: “Rëndësia e këtij ligji shkon përtej anës formale të përmbushjes së detyrimeve të legjislacionit evropian. Ligji përbën një hap vendimtar përpara në rrugën e gjatë të reformës energjitike në Shqipëri, për të cilën ai vendos një themel të fortë. Që në fazën e draftit krejt paraprak të këtij ligji, ne kemi punuar ngushtësisht sëbashku me autoritetet shtetërore në Shqipëri. Jam veçanërisht mirënjohës për bashkëpunimin që kemi patur me partner të aftë dhe të përgjegjshëm në Qeveri dhe në Parlament, ndaj më duhet ti përgëzoj për punën e tyre”.

energjia.al 05.05.2015