Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK do të vendosë për 10 ish-njësitë

Dhjetë ish-njësi të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët ishin ndarë në vitin 2006, do ta mësojnë fatin e tyre në një afat të shkurtër, shkruan sot Koha Ditore.

Këto njësi kanë funksionuar si shoqëri aksionare të pavarura nga shteti. Pronarë të tyre ishte vendosur të ishin punëtorët e këtyre ndërmarrjeve.

Këto ndërmarrje për më shumë se 10 vjet kanë funksionuar në pronat e KEK-ut dhe kanë operuar me asete të KEK-ut, ndërsa ky i fundit përmes tenderave, i ka kontraktuar ato për punët që kanë kryer.

KEK-u e ka shpallur një tender për të kërkuar një kompani konsulente, e cila për detyrë parësore ka përcaktimin e fatit të njësive që ishin ndarë nga KEK-u.

Shqiptarja.com 05.05.2015